A e ka thyer DiCaprio “Parimin 25” me Gigin?

Pas bujës së madhe të historive të dashurive së Leonardo DiCaprio-s, për “Parimin 25”, kohëve të fundit qarkulluan lajme se ai e ka thyer këtë rregull dhe po del me 27 vjeçaren, Gigi Hadid.

Mesa duket, ky nuk është më veç një thashethem, pasi burime shumë të afërta me DiCaprion dhe Gigin, thonë që dyshja ka nisur një romancë me njëri-tjetrin.

Kjo dyshe dinamike ka qenë në qendër të vëmendjes që kur u panë me njëri-tjetrin në fillim të muajit.

Një tjetër burim ka shtuar se ata po kalojnë kohë shumë të mirë së bashku dhe se Leo është shumë i tërhequr nga Gigi. Ai e mendon Gigin sigurisht shumë të bukur, por në të njëjtën kohë edhe të zgjuar, kulturuar e arsimuar.

Sipas miqve të tyre të përbashkët ata janë zyrtarisht bashkë.

Kjo romancë e dyshes erdhi shumë pak kohë pas konfirmimit të ndarjes së Leos me Camila Morrone-n. Për Gigin, romanca e parë publike pas ndarjes nga Zayn Malik, babain fëmijës së saj, do të ishte lidhja e mundshme me DiCaprion.

Në media u përfol shumë ndarja e tij nga Camilla si dhe rastësia (ose jo) e romancave të tij me vajzat më të vogla se mosha 25.

“Parimi 25” i DiCaprios, ndarja me të dashurat kur mbushin moshën

You don't have permission to register