BE shpërdoron rreth 153 milionë tonë ushqim çdo vit

Bashkimi Europian shpërdoron më shumë ushqim sesa importon. S

Sipas një raporti të ri, çdo vit njerëzit e BE-së shpërdorojnë rreth 153 milionë tonë ushqime.

Kjo është e barabartë me rreth gjysmën e eksporteve të grurit të Ukrainës. Në raport thuhet se frenimi i mbetjeve mund të lehtësojë koston në rritje të ushqimeve.

“Hedhja e ushqimit është kosto për njerëzit. Janë rreth 143 miliardë euro që mbetjet ushqimore u kushtojnë bizneseve dhe konsumatorëve në një kohë të rritjes së çmimeve,” thotë një ekspert duke shtuar se gjetjet kanë rëndësi pasi duhet punuar për ta frenuar e për të shmangur një krizë klimatike.

Ndryshimi i klimës është gjithashtu një nga shkaqet e krizës.

*Tibo News

You don't have permission to register