Berlusconi ‘mbron’ luftën e Putin në Ukrainë: Pse u nxit presidenti rus?

Ish kryeministri Italian Silvio Berlusconi ka mbrojtur vendimin e Putin për t’i shpallur luftë Ukrainës, duke thënë se liderin rus e kanë shtyrë që të marrë vendimin për të hyrë në këtë konflikt.

85 vjeçari thotë se  trupat ruse duhej të zëvendësonin qeverinë me njerëz të mirë dhe më pas të largoheshin. Kryeministri italian me tre mandate është një aleat afatgjatë i Presidentit rus.

Këtë fundjavë partia e tij pritet të marrë pushtetin si pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë në zgjedhjet e përgjithshme në Itali.

Për TV Italian, Berlusconi iu referua një lajmi ku pretendohej se qeveria ukrainase po masakronte rusishtfolësit në lindje të vendit, duke thënë ishte narrative nga një media në Moskë.

Ai tha se raportimi, i shtyrë nga forcat separatiste dhe politikanët nacionalistë në qeverinë ruse, nuk e kishin lënë Putinin pa zgjidhje tjetër veçse të niste një pushtim të kufizuar.

“Putini u shty nga popullsia ruse, nga partia e tij dhe nga ministrat e tij për të shpikur këtë operacion special.Trupat duhej të hynin, të arrinin në Kiev brenda një jave, të zëvendësonin qeverinë Zelensky me njerëz të mirë dhe një javë më vonë të ktheheshin. Por në vend të kësaj ata gjetën një rezistencë të papritur, e cila më pas u ushqye nga armë të të gjitha llojeve nga Perëndimi.”

Berlusconi ka qenë prej kohësh një admirues i Putinit, në vitin 2012 ai iu bashkua kryeministrit të atëhershëm për një udhëtim skijimi në qytetin rus të Soçit.

Por në prill, ai dënoi pushtimin dhe tha se ishte “thellësisht i zhgënjyer dhe i trishtuar” nga sjellja e  Putin, duke shtuar se “masakrat e civilëve në Bucha dhe në lokalitete të tjera janë krime të vërteta lufte”.

Udhëheqësi i partisë Forza Italia aktualisht po bën fushatë si pjesë e një koalicioni të krahut të djathtë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës.

Pavarësisht miqësisë së mëparshme të Berlusconit me Putinin dhe kritikave të Salvinit ndaj sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë, Meloni e cila pritet t drejtojë çdo qeveri të mundshme, është zotuar të vazhdojë mbështetjen e Italisë për Ukrainën.

“Lufta në Ukrainë është maja e ajsbergut të një konflikti që synon riformësimin e rendit botëror. Pra, ne duhet ta luftojmë këtë betejë”, tha ajo në fillim të këtij muaji.

*Tibo News

You don't have permission to register