Fuqia ekonomike dhe politike e Kinës

Me 1.4 miliardë banorë, Kina është shteti me popullsinë më të madhe në botë. Ajo është gjithashtu ndër shtetet me sipërfaqen më të madhe të territorit, pasi shtrihet në 9.6 milionë kilometra katrorë.

Saktësisht është shteti i katërt më i madh në botë, pas Rusisë, Kanadasë dhe SHBA-së.

Ajo konsiderohet superfuqia e dytë ekonomike në botë, pas SHBA-së. Por dhjetëvjeçarin e fundit rritja ekonomike e Kinës është ngadalësuar.

BE-ja, SHBA-ja, dhe sidomos vendet e Azisë janë partnerët kryesorë tregtarë të Kinës.

Kina është gjithashtu superfuqi ushtarake. Me një angazhim prej më shumë se 2 milionë ushtarësh, ajo ka gjithashtu buxhetin më të madh për ushtrinë, pas SHBA-së.

Në aspektin ndërkombëtar, si fituese e Luftës së Dytë Botërore, Kina është pjesë e Këshillit të Sigurimit, ndër 5 shtetet që kanë vende të përhershme dhe të drejtë vetoje.

Shumë shtete e kritikojnë Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut, përndjekje, censurë dhe mbështetje të vendeve me regjime shtypëse si Koreja e Veriut, Irani, Siria, Zimbabve dhe Sudani.

Super-zhvillimi ekonomik ka disavantazhet e saj. Ndotja dhe degradimi i mjedisit është pasoja kryesore. Kina rezulton të jetë konsumatorja kryesore e qymyrit në botë dhe për rrjedhojë ndotësja më e madhe e ajrit.

Rreth 25% e gazrave që ndosin ajrin në botë vijnë nga Kina.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.

You don't have permission to register