“Hakerat iranianë prej 14 muajsh brenda sistemeve shqiptare”

Hakerat iranianë të cilët u futën në sistemet dhe shërbimet qeveritare shqiptare, kanë punuar për të paktën 14 muaj në heshtje. Këtë ka treguar një raport i FBI-së amerikane dhe Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe Infrastrukturës në SHBA, të cilët kanë analizuar sulmet kibernetike të Iranit anti qeverisë shqiptare.

Sipas raportit, sulmet u bënë publike në muajt korrik dhe shtator, por hakerat kanë patur qasje në sisteme prej më shumë se një viti. Virusi përfshinte një kodues skedarësh Ransomware dhe një Malware për fshirje të të dhënave. Ata kanë shfrytëzuar periodikisht përmbajtjen e postës elektronike.

Ndërkohë që nga Teherari mohohen akuzat, SHBA,  NATO dhe BE kanë thënë se do të ndihmojnë Shqipërinë.

Raporti i publikuar këtu: Raporti i FBI

*Tibo News

You don't have permission to register