Miratohet paketa ekonomike, përfitojnë mbi 64 mijë familje

Mbi 64 mijë familje do të përfitojnë nga paketa e mbështetjes ekonomike. Ministrja Ogerta Manastirliu bëri me dije se qeveria kishte miratuar paketën.

Nga 1 tetori gratë kryefamiljare me dy fëmijë do të marrin dyfish mbështetje ekonomike. Personat me aftësi të kufizuara do të marrin 1 mijë lekë më tepër. Po e njëjta ndihmë do i jepet edhe personave mbi 65 vjeç që nuk marrin pension.

You don't have permission to register