Ngjarjet më të paharrueshme të Lojërave Olimpike

Lojërat Olimpike datojnë që në shekullin e VIII-të para Lindjes së Krishtit. Dedikuar perëndisë greke, Zeusit, Lojërat u zhvilluan në rrethinat e Olimpias në rajonin e Peloponezit çdo katër vite.

Lojërat përfshinin mundjen, boksin, format në pararojë të arteve marciale, njohur si Pankracio, hipizmin dhe hedhjen e shtizës.

Organizimet u zbehën pasi Roma pushtoi Greqinë në vitin 146 para Lindjes së Krishtit. Ato u ndaluan plotësisht në vitin 393 pas Lindjes së Krishtit kur në krye ishte Perandori romak Theodosius. Ai i ndaloi ato pasi gjatë një organizimi ndodhi një tërmet i fuqishëm.

Rreth 1,500 vite më vonë, në Athinë lindën Lojërat Olimpike moderne. Organizimi i parë në vitin 1896 u bë me 280 pjesëmarrës nga 13 shtete të ndryshme të botës.

Lojërat do të rriteshin gradualisht nën kujdesin e Baronit Pierre de Coubertin, i cili themeloi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

Në vitin 1900 për herë të parë u lejuan të merrnin pjesë gratë dhe vajzat, ndërsa Lojërat e Parisit të vitit 1924 e ndërkombëtarizuan më tej si event pasi morën pjesë mbi 3 mijë atletë nga 43 shtete të ndryshme.

Lojërat e Berlinit, 1936, ishin të parat që u transmetuan në televizion, por ato mbahen mend për propagandën e shfrenuar të regjimit të Hitlerit për të eklipsuar 4 medaljet e arit të atletit afro-amerikan Jesse Owens.

Olimpiada e Romës 1964, kishte më shumë përhapje. E gjithë bota pati mundësi t’i shikonte lojërat, falë transmetimit të parë të drejtëpërdrejtë ndërkombëtar.

Lëvizjet për të drejta civile në SHBA, frymëzuan atletët Tommy Smith dhe John Carlos që në Lojërat e Meksikës 1968 të protestonin kundër racizmit. Atyre iu hoqën medaljet, por gjesti frymëzoi gjenerata të tërë atletësh me ngjyrë.

Në Lojërat e Mynihut 1972, ekstremistë palestinezë morën peng një avion me sportistë izraelitë duke vrarë 11 prej tyre.

Ditët e sotme Lojërat Olimpike janë aktiviteti më i madh sportiv në planet ku marrin pjesë mbi 10 mijë atletë nga rreth 210 shtete të botës.

*Përkthyer dhe përshtatur nga AFP.

You don't have permission to register